Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca festoi ditën e djeshme ditëlindjen.
Ajo mbushi 30-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan dhuratat dhe urimet plot dashuri.
Së fundmi Marina ka publikuar një foto nga 30-vjetori i saj ku shihet e rrethuar nga një buqeta të shumta lulesh. Ajo është shprehur mirënjohëse për çdo urim dhe ndihet e bekuar për njerëzit që e rrethojnë.
“E bekuar nga zoti për njerëzit që rrethohem. Mirënjohëse pafund për çdo urim që më keni bërë. Ju dua”, ka shkruar Marina.