Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i arrestuar për krim ordiner gjatë luftës në Kosovë, shkruan GazetaAlo.
Këto deklarata Berisha i ka bërë të ditura në emisionin Opinion të Klan Tv.
Berisha tregoi arsyen arrestimit të Presidentit Thaçi.
“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”. u shpreh Berisha.