Fjalë Kyçe

Labi këtë herë ua paguan semestrat 200 studentëve të UP-së

Labi këtë herë ua paguan semestrat 200 studentëve të UP-së

Këngëtari Labinot Tahiri është njëri prej emrave publik i cili ka treguar në shumë raste zemërgjerësinë.

Duke qenë se së fundmi studentët kanë kërkuar të lirohen nga të gjitha pagesat gjatë periudhës së pandemisë nuk ka munguar reagimi i tij.

Labi ka vendosur të ndaj shumën prej 5 mijë euro për ta. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“PËRSHËNDETJE TË DASHUR STUDENTË!Këtu ku nuk ka lajme të mira për ti dëgjuar, po mundohem të jap pak shpresë dhe miresi për njerëzit tanë që tê duket si lajm i mirë!Eh Kosova!!! Sot, kemi vendosur që ti ndajmê për ju të dashur studentë 5000€ Jam pro që të lirohen nga të gjitha pagesat që kêrkojnë studentët. Personalisht kaq kam mundesi të bëjë pêr ju, ku besoj se për 200 studentë, pêr nga një semestër nëse nuk jam gabim do të dalin këto para. Të paktën do të hiqet barra e pagesës nga FONDACIONI YNË “LABINOT TAHIRI” Mendoj se do të shkojnë në vendin e duhur për ata me raste sociale! Do të ju pêrkrahi edhe në të ardhmen. Uroj të keni krenari dhe dashuri për vendin!Me dashuri, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi në postimin e tij.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3798558630219493