Fjalë Kyçe

“Pacolli s’ka vendosur se a do ta votojë Qeverinë e re – AKR s’do të jetë pjesë e saj”

“Pacolli s’ka vendosur se a do ta votojë Qeverinë e re – AKR s’do të jetë pjesë e saj”

Behgjet Pacolli ende s’ka ndarë mendjen se a do ta votojë një Qeveri të re të drejtuar nga LDK.

Këtë e ka thënë këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili ka shtuar se AKR, subjekti politik që drejton Pacolli, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Arben Gashi nga LDK paska deklaruar se qeveria e re do të votohet javën e ardhshme. Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Po ashtu të mos spekulohet me votën e z. Pacolli, kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo. Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re”, ka shkruar Murseli në Facebook.

“Është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush”.

Gjykata Kushtetuese ka shqiptuar një masë vezulluese deri më 29 maj të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Derisa nga AKR në vazhdimësi është thënë se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, në marrëveshjet e koalicioneve të publikuara të LDK-së me partnerët tjerë ka figuruar edhe AKR.

Behgjet Pacolli ndonëse nuk ka qenë pjesë e Qeverisë e ka votuar Qeverinë me Kryeministër Albin Kurti në shkurt të këtij viti.