Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për zbutjen e masave rreth COVID 19. Ministri Arben Vitia ka konfirmuar se një ndër masat e zbutjes është edhe nisja e hapjes së xhamive dhe kishave.
Vitia ka thënë se që të enjten do të hapen objektet fetare, xhamitë e kishat, për të cilat do të ketë rregulla të caktuara.
“Objektet fetare do të nisin fazën e hapjes nga kjo e enjtje, pra 28 mars”, ka thënë Vitia. Vlen të theksohet se edhe masat e lëvizjes por edhe karantinimit do të zbuten gjatë fundit të këtij muaji.