Fjalë Kyçe

Vdes i riu nga Lipjani i cili u dërgua për shërim në Turqi

Vdes i riu nga Lipjani i cili u dërgua për shërim në Turqi

I riu Sejdi Smajli nga Lipjani i cili u dërgua për shërim në Turqi ka ndërruar jetë. Kështu njoftojnë bashkëvendësit e tij.

‘Sejdi Smajli, te cilit i ndihmuat aq shume materialisht, sot paska nderruar jete! Sejdiu ishte i diagnostikuar me leukemi akute! Dhe per tu sheruar shkoi me aeroplan privat ne Turqi! Te lutemi sonte per shpirtin e Sejdiut! Ishte vetem 26 vjeçar! Zoti e paste shperblye me parajse!’ ka shkruar Daut Duriqi.

Për shërimin e Smajlit ishin mbledhur fonde vullnetare në shumën prej 150 mijë eurove, kurse dërgimin e tij me aeroplan privat më 12 maj e kishte konfirmuar artisti dhe humanisti Labinot Tahiri-Labi.