Fjalë Kyçe

Mallrat serbe vërshojnë tregun, Qeveria pritet të dalë me vendim të ri për reciprocitetin në mes të qershorit

Mallrat serbe vërshojnë tregun, Qeveria pritet të dalë me vendim të ri për reciprocitetin në mes të qershorit

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia.Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë.

Statistikat tregojnë se për dy muaj vlera e mallrave të importuara nga ky shtet është rreth 29 milionë euro. Ndërkaq, janë eksportuar në Serbi mallra në vlerë 2.7 milionë euro, raporton KOHA.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se reciprociteti gradual tregtar me Serbinë është duke u zbatuar.

Sipas ekzekutivit, ka pasur edhe raste kur është tentuar të futet mall në Kosovë, duke iu referuar Kosovës jo me emrin e saj kushtetues.

Ndërkohë, një vendim të ri për reciprocitetin Qeveria në detyrë paralajmëron më 15 qershor.

Instituti GAP vlerëson se heqja e taksës ishte e nevojshme, për shkak se çmimet e produkteve u rritën në 6 për qind sa ishte në fuqi.

Derisa sasia e importit nga Serbia, sipas GAP-it, varet edhe nga interesimi për të blerë këto produkte.

Edhe për shkak të pandemisë të hyrat nga importi me Serbinë për muajt prill – maj kanë qenë rreth 3.5 milionë euro. Me vendim të Qeverisë në detyrë, nga 1 prilli ka hyrë në fuqi reciprociteti gradual ndaj Serbisë.