Adelina reagoi pas publikimit të videos së Taynës duke u argëtuar me këngë të saj.
Tayna është rep-artiste e re në treg, e cila për pak kohë ka arritur të bëhet ndër emrat më të kërkuar të estradës, shkruan lajmi.net.
Tayna, së fundi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke u argëtuar në veturë me këngën e Adelina Ismailit.
Kjo e fundit, e publikoi atë video në llogarinë e saj në Instagram dhe shkruan “Dal kadale, ec ta ha loçken Tayna. Të dua”.
Adelina vitin e kaluar bashkëpunoi me reperen Rina Balaj për ripërpunimin e këngë “Çikat”. Mbetet të shihet nëse do ta shohim në një duet me Taynën.