Fjalë Kyçe

Kuvendi voton Qeverinë Hoti

Kuvendi voton Qeverinë Hoti

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar qeverinë e re e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Me 61 vota pro, Avdullah Hoti nga ky moment është kryeministër i ri i Kosovës.

Kryeministri nga LDK, ka thënë se qeveria e re ka dy prioritete: Luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike pas tejkalimit të kësaj situate.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet përbëjnë qeverinë e re e cila mandatin mund ta qojë deri në fund.

Të pranishëm në seancë kanë qenë deputetët e këtyre partive, përfshirë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës por jo edhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kishte refuzuar ta drejtojë seancën duke autorizuar nënkryetarët për ta drejtuar atë. Ishte nënkryetari i Kuvendit nga LDK, Kujtim Shala i cili drejtoi seancën e cila kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të votimit të qeverisë së re.