Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni qeveritar e ka thyer ‘sundimin e ligjit’ duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin.
Ai thotë se, nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë.
Sipas Kurtit, vendi po bëhet i pajetueshëm kurse shteti i paqëndrueshëm.
“Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin. Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë.
Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.
Ai thotë se ish të burgosurit politik dhe ish-luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetën duke ikur nga qeveritarët.
“Ai thotë se ish të burgosurit politikë dhe ish-luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj”, ka shkruar ai.