Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje ditën e shtunë (sot).
Elita e futbollit kosovar këtë mesjavë po zhvillon xhiron e parë pas vendimit për vazhdimin e sezonit, i cili ishte pezulluar pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Të premten u zhvillua një ndeshje, me KF Llapin që mposhti 3:1 KF Dukagjinin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Sot në orar janë dy ndeshje, me Dritën që pret Flamurtarin dhe Feronikelin që luan me Vushtrrinë.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.