Një 12-vjeçar në Ukrainë, është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë nga një pedofil 59-vjeçar.
Rodion Volkov, raportohet se po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar stërvitjen e futbollit, kur një burrë i afrohet dhe filloi të bisedonte me të. Pasi biseduan pak minuta, 59-vjeçari fitoi besimin e vogëlushit dhe i bleu atij një pako me ëmbëlsira.
Imazhet e siguruara nga kamerat e sigurisë, tregojnë djalin shumë pranë burrit në një dyqan. Ndërsa një fotografi tjetër i tregona ato duke ecur bashkarisht.
Burri mendohet se ka bindur të miturin që të shkonin sëbashku në një shtëpi të braktisur, e cila ishte dhe streha e tij. Por kur hynë në ndërtesë, 59-vjeçari ka dhunuar Rodionit dhe më pas e ka abuzuar seksualisht me të, për të fshirë çdo gjurmë ai vendosi që ta vrasë 12-vjeçarin.
“Kur oficerët e policisë hynë në ndërtesën e braktisur, panë një burrë të shtrirë në një dyshek të mbuluar me grumbull rrobash. Burri i cili e kishte fytyrën të lyer me gjak veshi vrullshëm pantallonat. Oficerët hoqën rrobat (ato që formohej dysheku) dhe gjetën trupin e pajetë të 12-vjeçarit tërësish të zhveshur”, u shpreh Ludmyla Koylenko, zëdhënës i policisë.
Ndërkaq, mësohet se 59-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për përdhunim dhe vrasjen e një të mituri, shkruan Daily Mail.