Fjalë Kyçe

Haxhiu: Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti

Haxhiu: Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke vlerësuar aktivitetin e kësaj partie prej që kur është themeluar para 15 vitesh, ka bërë thirrje për zgjedhje.

“Përball nesh patëm individë e grupime që morën vendime në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve tanë, ata zhvatën pasurinë e Kosovës. Hajnat në burg, por hajnat shkojnë në burg vetëm kur qeveris Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, opozita për VV-në, ishte gjithmonë rezistencë.

“Nuk i frikësuam e as nuk mundën të na shantazhojnë. Pas çdo përballje dolëm edhe më të fortë”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e vitit 2019, ishte fillim i një ndryshimi që nuk mund të ndalet.

“Kjo qeveri koti do të zgjasë shumë pak”, tha tutje Haxhiu.

Haxhiu tha se Qeveria Kurti ka dëshmuar se mund të qeverisë ndershëm.

“Qeveria Kurti ishte e qytetarëve, por nuk iu përshtat atyre që janë rrënues të këtij shteti”, tha Haxhiu, duke shtuar se “tash Kosova drejtohet nga një qeveri ilegale e nga një kryeministër i Hashim Thaçit”.

“Qeveria koti po drejtohet nga një kryeministër helaq”, u shpreh ajo, derisa turma brohoriste “Hashim hajni”.

“Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti”, përfundoi ajo.