Fjalë Kyçe

Edhe java që vjen do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ja si do të lëvizin temperaturat

Edhe java që vjen do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ja si do të lëvizin temperaturat

Java e tretë e qershorit do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sias Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.