Futbollisti kosovar nuk ka shënuar gol qe 1263 minuta, ndërsa së fundmi e humbi edhe penalltinë.
Milot Rashica po kalon nëpër momente të errëta të karrierës së tij.
Ylli kosovar nuk po e gjen assesi golin në fanellën e Werder Bremenit.
Vushtrriasi nuk ka shënuar qe 1263 minuta, shkruan Gazeta Express.
Ose, më mirë të themi, në gjysmën e ndeshjeve të zhvilluara deri tash.
Ai madje e humbi edhe penalltinë në ndeshjen e fundit me Paderbornin.
Herën e fundit kur kishte realizuar 23 vjeçari ishte ndeshja me Bayern Munichun.
Kohëve të fundit kanë nisur të shtohen kritikat në adresë të përfaqësuesit kosovar, i cili nuk ka realizuar ende gol në Bundesligë në vitin 2020.
Sidoqoftë, trajneri i tij, Florian Kohfeldt e ka mbrojtur futbollistin e krahut, tek i cili ka besim të plotë.
Werderi i ka krejt shpresat tek Rashica në tri ndeshjet e fundit dhe finale të sezonit, në tentim për të mbetur në ligë.
Rashica pritet të largohet nga Bremeni gjatë kësaj vere edhe pse ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon.