Një këmbësor është goditur nga një makinë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, në afërsi të stacioni policor.
Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ka dalë një autoambulancë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata rreth rastit por ende nuk ka pranuar përgjigje.