Ende nuk kanë filluar koncertet dhe mbrëmje muzikor, prandaj shumë artist kanë zgjedhur që të fillojnë pushimet e para verore.
Kështu ka vepruar edhe këngëtari shumë i dashuri për publikun, Ermal Fejzullahu i cili bashkë me familjen e tij kanë zgjedhur bregdetin e bukur të Vlorës.
Sot Ermali dhe Ariana kanë nisur ditën me pamje të mrekullueshme të plazheve të Vlorës, ndërsa nuk kanë munguar imazhet e ëmbël të fëmijëve të tyre.
Ndërkohë, Ermali ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor e që fansat e tij me siguri e presin me padurim.
Kujtojmë që kënga e fundit e Ermali “Për një dashuri” erdhi në bashkëpunim me këngëtarin, Butrin Imeri, që është një ripërpunim i këngës së tij të lansuar para shumë vitesh.