Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme i ka kërkuar përmes një letre kryesisë së LDK-sëqë të shoh dhe rezultatin e shkarkimit të saj.
Tutje, Osmani ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të KP-së së pasi që e njëjta sipas saj nuk është publikuar askund.
IndeksOnline mëson se Osmanit do t’i lejohet që t’i shikoj të gjitha vota brenda zyreve të LDK-së rreth procesit zgjedhor për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.
Në votimin për shkarkimin e saj nga 123 anëtarë sa i ka Këshilli Drejtues, 95 kanë marrë pjesë në votim. 70 kanë votuar për, 16 kundër dhe 9 kanë abstenuar.