Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Ilir Shala, sot ka bërë të ditur se një person në KOSTT është infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Ai ka kërkuar nga stafi që të i përmbahen kërkesave të IKSHPK-së për ruajtjen e shëndetit.
Njoftimi:
Te dashur bashkepunetore e kolege!
Sot, kam pranuar informaten se ne Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e pare, te infektuar me virusin Covid-19.
Kerkoj nga gjithe stafi qe t’i permbahen kerkesave te Institutit te Shendetit Publik, per ruajtjen e shendetit:
– mbajtja e maskave ne hapesirat me frekuentime te medha me njerez;
– mbajtja e distances fizike, minimum 1.5 m;
– pastrimi i shpeshte i duarve me sapun apo edhe dezinfektimin e tyre, si dhe:
– dezinfektimi i telefonave mobile, qe mbani me vete;
– dezinfektimi i tavolines se punes;
– dezinfektimi i tastieres se kompjuterit dhe mausit, ne zyren ku punoni!
Te gjithe ju qe keni simptomat, si: temperature, ethe, kollitje, plogeshti dhe dhimbje te trupit shkoni te mjeku dhe mos ejani ne pune e pastaj veproni sipas rekomandimeve te mjekut!