Fjalë Kyçe

Dyshohet për një vetëvrasje në Vushtrri, policia jep detaje

Dyshohet për një vetëvrasje në Vushtrri, policia jep detaje

Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, një person është gjetur pa shenja jetë. I njëjti sipas raportit të Policisë së Kosovës dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.”, thuhet në raportin e PK-së.