Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhje në mënyrë elektronike, përmes platformës ZOOM. Sipas njoftimit të Kuvendit, kryesia përcaktoi agjendën e punës për këtë javë.
“U vendos që të enjten Kuvendi t’i vazhdojë punimet e dy seancave të papërfunduara, më 11 dhe 23 qershor, si dhe më pas të mblidhet në seancë të re”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, katër deputetë kanë rezultuar të prekur me koronavirus deri tani si dhe disa zyrtarë të administratës. Një prej personave të prekur është edhe kreu i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.