Fjalë Kyçe

Hong Kongu goditet nga “vala e tretë” e Covid-19

Hong Kongu goditet nga “vala e tretë” e Covid-19

Një “valë e tretë” e rasteve të koronavirusit ka goditur Hong Kongun, ka paralajmëruar një zyrtar shëndetësor, pasi qyteti regjistroi një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Hong Kongu është vlerësuar gjerësisht për përpjekjet e saj efektive dhe në kohë kundër shpërthimit të koronavirusit, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Por qendra kineze ka raportuar sot 24 të infektuarve, pasi regjistroi afro 100 raste brenda një jave. Në qershor, qyteti zbuloi vetëm gjithsej 21 raste.

Autoritetet e vendit kanë hartuar një seri masash antivirus, përfshirë kontrollimin e fluksit të njerëzve që kthehen nga vendet me rrezik më të lartë në Hong Kong. derisa kanë kërkuar nga ndihmësit e brendshëm t’i karantinojnë ata në hotele pas mbërritjes.

Qendra financiare raportoi sot 24 raste të reja pasi regjistroi dje 14 të infektuar.

Që nga e mërkura, Hong Kongu ka raportuar gjithsej 1,324 raste të konfirmuara COVID-19 dhe shtatë vdekje