Po vazhdon edhe më tej që të vendosen shiritat drithërues në lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, dhe kjo për të ndihmuar kyçjen në rreth rrotullimet dhe kryqëzimet e rrugëve.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e komunës së Prishtinës në Facebook.
“Në të njëjtën kohë ndikojnë edhe në uljen e shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në trafik për të gjithë pjesëtarët e komunikacionit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3435742259804306