Maluma ka pëlqyer videon e fundit të reperes nga Prizreni.
Se Tayna po përcillet edhe në arenën ndërkombëtare, e konfirmon më së miri pëlqimi që këngëtari kolumbian Maluma i ka bërë në postimin e fundit në ‘Instagram’.
Mbrëmjen e së shtunës rep artistja kishte publikuar një video në llogarinë e saj, ku shihej teksa po kërcente nën tingujt e këngës ‘Corazon’ të kolumbianit.
Siç duket ky veprim i ka lënë përshtypje të mirë këngëtarit me famë botërore.