Xhavit Haliti, pas zgjedhjes në krye të Degës së PDK-së në Pejë, e ka falenderuar Adem Grabovcin për mbështetje të procesit zgjedhor dhe për mbështetje morale.
Ai po ashtu e ka felenderuar edhe kundërkandidatin Salih Lajçi, delegatët për besimin e dhënë si dhe komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit.
“Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Halitit:
Të nderuar delegatë të kuvendit të sotëm zgjedhor të PDK-së, Dega në Pejë,
Sot, me votën tuaj të fshehtë, në një atmosferë demokratike, ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat.
Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni votuar!
Një falenderim të posaçëm kam për mikun tim, Adem Graboci, për mbështetjen e procesit dhe mbështetjen morale, që ma ka dhënë.
E falenderoj edhe Salih Lajçin, që e mundësoi një proqes demokratik zgjedhor, duke qendruar në garë.
Po ashtu falenderoj komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit.
Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re. /Gazeta Alo/