Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të paraqitet sot për 2-3 orë në Parlamentin e Serbisë për të paraqitur një raport për Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të dorëzojë sot në Parlamentin serb raport të detajuar për bisedimet e deritashme në kërkim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Mirëpo, gjatë seancës së sotme nuk do të zbulohet plani i detajuar i Serbisë që do t’i ofrohet Kosovës, shkruan portali serb “Blic”, transmeton lajmi.net.
Burime të “Blic” raportojnë se plani i detajuar me të cilin Vuçiq synon të paraqitet para palës kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare nuk do të bëhet i ditur, në mënyrë që mos të rrezikohet pozita negociatore e Serbisë.
Mediat serbe shkruajnë sot se Vuçiq do të bisedojë gjatë seancës së sotme plot dy ose tri orë, mirëpo jo vetëm për Kosovën sepse do të diskutohet edhe për tema të tjera.
Vuçiq raportin e tij e ka përpiluar me ndihmën e 30 bashkëpuntorëve kurse është i gatshëm të përgjigjet edhe në pyetjet e deputetëve.
Në seancën e sotme do të marrë pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.