Prej shumë kohësh kishte thashethëme për lidhje të mundshme në mes dy yjeve shqiptare, Flori Mumajesi dhe Arilena Ara.
Mirëpo, mbrëmë u sqarua gjithçka përmes një fotoje që shpërndau këngëtari Flori Mumajesi.
Ai largoi të gjitha dyshimet duke konfirmuar se janë në një lidhje dashurie me Ara-n.
“Happy birthday love” ka shkruar Mumajesi në përshkrimin e një fotoje duke e puthur në faqe Arilena Arën.
Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur bashkëpunime të shumta si Nallane 3, Doja, etj.