Fjalë Kyçe

Një i vdekur nga aksidenti në Komoran

Një i vdekur nga aksidenti në Komoran

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet në Komoran.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Komoran të Drenasit.

Sipas fotografive, shihet një veturë e cila siç duket nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike e pastaj ka prishur edhe rrethojën mbrojtëse duke përfunduar matanë rrugës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.