Fjalë Kyçe

119 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri gjatë ditës së fundit

119 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri gjatë ditës së fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 119 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që katër pacientë kanë vdekur.

Sipas MSH-së, këto 119 raste kanë dalë nga 482 teste të kryera, derisa janë shëruar 45 pacientë.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 4.290, ndërkohë që kanë vdekur 117 pacientë. Raste aktive janë 1.776.

Të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve që prej rihapjes në fillim të qershorit.