Fjalë Kyçe

Hoti: Dialogojmë vetëm për njohje reciproke – Hyseni ka kompetencë të flas në emrin tim në negociata

Hoti: Dialogojmë vetëm për njohje reciproke – Hyseni ka kompetencë të flas në emrin tim në negociata

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se do të negociojnë me Serbinë vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

”Ne kemi hyrë në dialog për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë. Kemi dy qëllime – njohja reciproke dhe normalizimin i marrëdhënieve. Dialogu është për të përmbyllur mosmarrëveshjet me Serbinë”.

Ai ka komentuar edhe emërimin e Skender Hysenit në pozitën e Koordinatorit Shtetëror, për të cilin tha se ka kompetencë ta përfaqësojë atë në procesin e dialogut, njofton Klan Kosova.

”Në përputhje me platformën tonë në procesin e dialogut kam emëruar dje Skënder Hysenin si Koordinator Shtetëror për procesin e dialogut”.

”Ai [Skender Hyseni] flet në emër timin në tavolinën e dialogut – ai ka këtë kompetencë të më përfaqësojë mua si Kryeministër në procesin dialogut”.

Hoti ka konfirmuar po ashtu që Hyseni nesër do të udhëtojë në Bruksel ku do të merret me çështjen e të pagjeturve.

”Hyseni nesër është në Bruksel bashkë me Makollin që do të merret me çështjen e të pagjeturve për të draftuar marrëveshjen finale lidhur me këtë çështje”.