Fjalë Kyçe

Pamje të aksidentit të rëndë që ndodhi sot në aksin Prishtinë-Pejë

Pamje të aksidentit të rëndë që ndodhi sot në aksin Prishtinë-Pejë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Komoran rreth orës 15:40. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Policia ka njoftuar se mjekët në vend të ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e një personi. Ndërkohë njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka njoftuar Krasniqi.