Këta peshq të pazakontë ngatërrohen shpesh me peshkaqenët prej flatrës që mbajnë në kurriz. Ato mund të rriten deri në 2.5 ton dhe konsiderohen një ushqim delikat në disa pjesë të Azisë.
Bisha detare 2 metra e gjerë shokoi turistët kur valët e nxorrën të vdekur në bregun e lumit Kennett në Victoria të Australisë.
Plazhistët e gjetën të vdekur në rërë krijesën e frikshme që njihet me emrin “peshku i diellit”. Por megjithë masën e tij ky nuk konsiderohet nga më të mëdhenjtë e species.
Cath Rampton dhe bashkëshorti i saj Tom thanë për mediat: “Me sa di unë nuk është një nga speciet më të mëdha. Besoj se mund të rriten dy herë më të mëdha sesa kaq”.
Ndërsa turistët Tim Rothman e James Barham ishin të impresionuar nga gjetja.
“Ne ishim duke ecur kur pamë këtë copë gjigande në rërë. Nuk kisha parë kurë diçka të tillë në jetën tim, nga larg dukej si një alien”, tha Rothman.
Gjallesa e vdekur kishte rënë në anë, duke shfaqur gjoksin gri me të bardhë që kishte shenja gërvishtjesh.
Peshku i diellit mund të rritet deri në 3m gjatësi, 4.2 m gjerësi dhe të peshojë deri në 2.5 ton.