Dashi
21 Mars – 19 Prill
Jeni shumë energjik për disa persona. Është e mundur që ata të ndihen të frikësuar, madje edhe të kërcënuar nga dinamizmi juaj, meqë druajnë se mund t’ua zini vendet e tyre në punë. Të mos viheni fort re mund të jetë një strategji e mençur. Nuk doni që të humbni punën për shkak të xhelozisë. Nëse kaloni më shumë kohë, duke ndjekur hobin tuaj të preferuar do të ndiheni më mirë dhe ky do të jetë një aktivitet i mirëseardhur. Nëse gjithmonë keni dashur të mësoni se si të pikturoni, skulpturoni apo të qepni rroba, tani është koha e duhur. Do të keni komunikim të shkëlqyeshëm me mësuesin dhe bashkëmoshatarët tuaj.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Largimi nga qendra e vëmendjes do të jetë një lëvizje e mirë. Do të admiroheni nga shefi dhe kolegët për zellin e punës. Mos u befasoni nëse ju ofrohet një punë si asistent i shefit. Ky rast do t’ju shërbejë për përvojë dhe aftësi shumë të mira. Të pasurit të një punëdhënësi të suksesshëm do t’ju mësojë shumë se si arrihet suksesi. Shpejt do ta kuptoni se kushdo që mburret për aftësitë është në fakt shumë i pasigurt. Njerëzit që janë vërtet të talentuar, e lënë punën e tyre të flasë vetë.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Aktualisht jeni shumë të ndjeshëm, andaj është me rëndësi që të rrethoheni nga njerëz pozitivë. Nëse shoqëroheni me njerëz optimistë, ata do t’ju shpijnë drejt mundësive të arta. Kjo shoqëri do t’ju mundësojë të gjeni një punë të mirë, një psikolog ose terapist të mirë dhe një kreator mode të talentuar. Tani është koha që ta largoni prej vetes një person që gjithmonë ju kërkon para hua ose favore të ndryshme. Duke ua plotësuar nevojat këtyre personave, i bëni edhe më pasiv. Nuk duhet të ndieni përgjegjësi për t’i mbështetur personat e tillë. Tregojuni se si mund ta ndihmojnë veten.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Pasi që keni ëndërruar për një karrierë ideale, më në fund do ta ktheni në realitet këtë fantazi. Aplikoni për një punë në industrinë tuaj të preferuar. Nëse guximi kalon ose zbehet, kujdesuni që t’ia rikujtoni vetes se mundeni. Kërkoni mbështetje morale nga një njeri i dashur. Kijeni parasysh se partneri juaj romantik dhe shoku juaj i ngushtë do të ndihen të kërcënuar nga planet tuaja. Në vend që të gjeni mbështetjen nga ata, do të dëgjoni ankesa të tmerrshme. Mos lejoni që këto ankesa t’ju bëjnë të ndiheni keq. Do të arrini sukses profesional.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kur para vetes keni zgjedhje të vështira, e rëndësishme është që t’i bindeni ndërgjegjes suaj. Edhe nëse kërkohet të refuzoni një punë, bëjeni. Gjëja e fundit që ju dëshironi është që të përfshiheni në një kompani jo të mirë ose të keni një partner romantik të vrazhdë. Mos u rrethoni nga fjalët se duhet të punoni shumë për të fituar shumë. E kundërta është e vërteta. Kur e kryeni punën që dëshironi, paratë do të rrjedhin në llogaritë bankare. Po ta kishte dikush tjetër talentin tuaj krijues, do të bëhej lehtësisht një artist i suksesshëm.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Shanse të mëdha shihen në horizont, por varet nga ju nëse dëshironi që ato të jenë në avantazhin tuaj. Kokëfortësia juaj në një rutinë të vjetër do t’i bëjë ndryshimet e pakëndshme. Trajtimi i këtyre transicioneve si mundësi të arta, do t’ju ndihmojë të arrini qëllime të mëdha. Një fëmijë ose partneri juaj romantik do të ankohet për trazimin e fundit. Mos lejoni që pakënaqësia e tyre t’ju dalë pengesë në rrugë. Zemërimi i tyre do të kalojë në gëzim, pasi të shohin se sa më e mirë bëhet jeta për shkak të zgjedhjeve tuaja të guximshme.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Qendra e vëmendjes kurrë nuk ka qenë e paarritshme ose problematike për ju. Falë mirësisë suaj, dukjes suaj të mirë dhe mendjes së mprehtë, njerëzit krijojnë simpati për ju. Përdoreni sharmin tuaj për t’i arritur objektivat në edukim. Do të keni një mundësi të mirë për të mësuar nga një artist i respektuar. Një i afërm i juaji mendjengushtë nuk do t’ju mbështesë për të bërë gjëra të reja. Anashkaloni parashikimet e tyre të zymta. Jeni mjaftueshëm i mençur që të përcaktoni fatin tuaj. Kur jeni entuziast dhe pozitiv, pasuria nuk do të mjaftojë. Ndryshe, pesimizmi e pengon suksesin.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Duke i gjetur angazhim vetes ose do të ndiheni mirë emocionalisht, ose do t’ju shteret energjia. Varet nga puna që do ta bëni. Në vend që të bëni një zbukurim të zymtë, bëni diçka që pëlqeni vërtet. Puna vullnetare në një strehë kafshësh, pastrimi i dollapit ose përgatitja e një ushqimi do të jenë mundësi të mira. Një reagim negativ ka ardhur nga një rival xheloz, prandaj mos i merrni vërejtjet e tyre afër zemrës. Nuk ka asnjë arsye të ndiheni fajtor pse ndiqni atë që ua thotë zemra. Kushdo që e kundërshton suksesin tuaj, gabon. Ata do ta kishin suksesin e njëjte nëse do të ndiqnin shembullin tuaj të guximshëm.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
A po ndiheni të lodhur? Dëshira juaj për t’u aktivizuar është shumë e madhe. Edhe pse nuk keni shumë para, kjo nuk është arsye për ta braktisur një plan të madh. Mund të regjistroheni në një universitet ose të shkruani një libër nëse dëshironi. Kërkojini ndihmë shokut tuaj të ngushtë, partnerin romantik ose një kolegu. Ata do të krijojnë mundësi për t’ju financuar. Secili dëshiron t’ju ndihmojë, pasi që ju gjithmonë keni qenë i drejtë, i lavdëruar dhe mbështetës praktik. Përgatituni të merrni atë që gjithmonë e keni dhënë nga vetja.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Në vend që të tregoni sesa keni punuar, merreni shtruar. Sa më pak që ankoheni, aq më tepër njerëzit do t’i besojnë punës suaj. Mos u tundoni për të marrë përgjegjësi më shumë sesa që duhet, kënaquni duke blerë diçka në vend të kësaj. Do t’i gjeni disa artikuj të mirë që ju kanë marrë vëmendjen prej kohësh. Shpenzoni pak më shumë sesa që duhet, kohëve të fundit keni fituar më shumë falë zellit tuaj.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Jeta e dashurisë është duke u ndezur nga emocionet. Shpenzoni energjinë për të ndjekur disa aktivitete romantike që mund t’i krijoni në shtëpi. Gatuani një darkë të veçantë, lëshoni një muzikë të qetë dhe rregulloni ndriçimin, duke shijuar një natë në komoditetin e përshtatshëm për shijen tuaj. Nëse jeni beqar, bëhuni pjesë e një aplikacioni takimesh në internet. Kur kryqëzoni shtigjet me dikë tërheqës, mos i fshihni ndjenjat, por shfaqini. Pas disa thurjesh stimuluese në lidhje me shkrimtarët dhe hobit e preferuar, personi në anën e kundërt do të jetë i etur për t’u takuar me ju.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
A mendoni se duhet të paguheni më shumë? Nëse dëshironi ngritje rroge, duhet t’i zgjeroni horizontet. Ndjekja e një kursi të avancuar do t’ju marrë kohë, para dhe përkushtim. Futuni në një maratonë në vend që të kaloni një kurs me shpejtësi. Mos u brengosni, do t’i arrini qëllimet. Shokët tuaj mund t’ju dekurajojnë. Ata janë të brengosur se mund t’ju humbin, kur ju të fitoni aq para. Ama, ju vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja të pasura.