Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ngushëlluar kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latfi me rastin e vdekjes së vëllait të tij Adem Latifit, si pasojë e coronavirusit.
“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Numri i të prekurve në Kosovë ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë e po ashtu janë shtuar edhe rastet e vdekjeve. Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar nëntë të vdekur nga koronavirusi në mbarë Kosovën.