Një veturë është përplasur me rrethojat mbrojtëse të rrugës magjistrale Prishtinë-Skenderaj, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Komoran.
Aksidenti, sipas pamjeve të cilat i ka siguruar Insajderi, ka ndodhur në rrethin ku lidhet një pjesë e autostradës Ibrahim Rugova.
Pamjet shfaqin veturën të përplasur në rrethoja, të cilat e kanë shpëtuar atë pa përfunduar në humnerë.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i Policisë së Kosovës.