Fjalë Kyçe

Sipas Kiçmarit, dialogu me Serbinë ka dëmtuar seriozisht procesin e njohjeve

Sipas Kiçmarit, dialogu me Serbinë ka dëmtuar seriozisht procesin e njohjeve

Sabri Kiçmari ka thënë se dialogu me Serbinë e ka dëmtuar seriozisht procesin e njohjeve të Kosovës.

Sipas tij, procesi negociues dhe deklarimet e presidentit për kufijtë kanë pasur rol negativ në procesin e përgjithshëm të njohjeve.

“Dialogu me Serbinë e ka dëmtuar seriozisht procesin e njohjeve. Është parë si proces negociues për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Deklarimet e presidentit kanë luajtur rol negativ që janë interpretuar në variante të ndryshme. Ka ndikuar negativisht në njohje”, ka thënë më tej ai.