Nuk ka gjumë për këngëtaren reperja po punon shumë për projektet e radhës.
Tayna ditë më parë paralajmëroi një verë shumë aktive sa i përket projekteve muzikore, e si duket këngëtarja është drejt përfundimit të këngës më të re, shkruan lajmi.net.
Reperja nga Prizreni ka postuar një fotografi nga studio e saj në Instastory, ku shihet se edhe në orët e vona 22 vjeçarja nuk i ndalet punës, dhe jo rastësisht po cilësohet si një ndër artistet më të mira.
Kënga e fundit e saj e fundit ‘Kce’ e publikuar dy muaj më parë ka marrë më shumë se 14 milion klikime në Youtube.