Reperi me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ditë më parë lansoi këngën e re “Lies” në versionin audio.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e hënë) ai ka sjell klipin e kësaj kënge në platformën YouTube.
Artisti, i cili ka bërë bujë viteve të fundit, vjen mjaft atraktiv e me skena provokuese në klipin e ri.
G4shi sjell klipin e këngës “Lies” (Foto: YouTube)
Kënga është pjesë e albumit të ri “1984”, të cilin e lansoi gjatë këtyre ditëve dhe se tashmë është i disponueshëm për të gjithë admiruesit e muzikës së tij.
Krahas “Lies”, në album ka realizuar një këngë për të ëmën dhe bashkëpunimin e ëndrrave me legjendën Sting.
Artisti i njohur po ashtu solli një dokumentar ku përshkruan vështirësitë dhe sfidat që ka hasur në karrierë.
https://www.instagram.com/p/CDo56-flK_Y/?utm_source=ig_web_copy_link
Në po të njëjtin, janë shfaqur edhe familjarët si dhe përmendet festivali ‘Sunny Hill’ meqë e ktheu pas 18 vitesh në Kosovë.