Gjatë natës së mbrëmshme, dy video të cilat u bënë virale shfaqën pamjet e rrahjes mes dy policëve dhe dy qytetarëve të Ferizajt.
E tërë ngjarja sipas policisë kishte nisur në momentin kur qytetarët janë ndaluar dhe kanë refuzuar që t’ia dorëzojnë letërnjoftimet njësiteve policore.
E ndalja e tyre u bë për shkak se qytetarët nuk ishin duke i zbatuar masat parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar Covid-19.
Revoltimi i këtyre qytetarëve çoi edhe në konfrontim me policinë. Në një video të publikuar njëri nga ta shihet duke e mbajtur për fyti njërin polic, derisa polici tjetër ndodhet në anën tjetër.
Megjithatë, policët kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll dhe e kanë zmbrapsur sulmin.
Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor.
Gjithashtu edhe policët kanë marrë trajtim mjekësor.