Sulmuesi Gentrit Begolli sot dhe zyrtarisht ka vendosur të rikthehet tek skuadra e Llapit, pas një viti të kaluar te Flamurtari.
Begolli ka firmosur kontratë 1 vjeçare me klubin nga Podujeva, ku edhe i’u është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Llapit përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në”Facebook”.
“Gentrit Begolli rikthehet tek Llapi
Pas një viti Begolli i rikthehet ngjyrave bardh e kaltër
Podujevë, 15 gusht 2020 – Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi. Begolli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.
Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve.
Paç suksese në edicionin e ri Geni”.