Fjalë Kyçe

Pas aksionit në veri, pjesëtari i Njësisë Speciale bën simbolin e shqiponjës (Video)

Pas aksionit në veri, pjesëtari i Njësisë Speciale bën simbolin e shqiponjës (Video)

Ka përfunduar operacioni policor i cili është shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, Policia ka arrestuar disa qytetarëve dhe disa zyrtarë policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar për kontrabandë, krim të organizuar dhe korrupsion.

Njësitë speciale pas përfundimit të aksionit janë tërhequr nga zonat ku janë kryer arrestimet, ndërsa njëri nga ta derisa ishte në automjetin e Policisë ka bërë simbolin e shqiponjës dy krenare.

Gjatë aksionit të policisë janë lënduar edhe katër polic, njëri prej tyre ka qenë i plagosur me armë zjarri ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Policia gjatë këtij aksioni u përball me rezistencë të armatosur në Zubin Potok.