Fjalë Kyçe

Sulmoi seksualisht pacienten, gjykata merr vendim për ish-ministrin Numan Baliq

Sulmoi seksualisht pacienten, gjykata merr vendim për ish-ministrin Numan Baliq

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim për Numan Baliqin për veprën “Sulm Seksual”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, ka sulmuar seksualisht një grua gjatë kohës së ishte duke kujdestaruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, shkruan lajmi.net.

Gjykata Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Numan Baliq, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

“Me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar,e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.3 nënpar.3.10 pika 3.10.2 lidhur me par.1 të LPK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.