Fjalë Kyçe

Cili ishte 23-vjeçari që humbi jetën në Shkodër, identifikohet autori

Cili ishte 23-vjeçari që humbi jetën në Shkodër, identifikohet autori

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes që ndodhi në Shkodër këtë mbrëmje. Sipas informacioneve të para, ai është shok i viktimës dhe është identifikuar se është Sebastian Smakaj. Policia është në kërkim të autorit,që derdhi një breshëri plumbash ndaj 23-vjeçarit Gledis Kraja.

Sipas informacioneve të deritanishme, Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i “Vllaznisë” në vitin 2013.

I riu ka qenë duke lëvizur me makinën e shokut të tij në momentin që është ekzekutuar me armë.

“Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, njoftoni Policia.