Pas arrestimit të sotëm të shtetasit rus në veri të vendit, i cili i ishte bashkuar barrikaduesve serbë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka thirrur UNMIK-un për sqaruar situatën e pranisë së zyrtarëve ndërkombëtarë dhe lokalë të UNMIK-ut në barrikadë.
“Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në prononcimin e Pacollit.