Kreu i PDK-së Kadri Veseli gjatë vikendit ka qëndruar në Prizren, kurse atje bashkë me një ekip alpinistësh është ngjitur në faqen e një mali përmes fijes së hekurt. Për këtë ngjitje të rrezikshme, Veseli thotë se u ndihmua nga dy alpinistë.
Postimi i Plotë i Veselit:
Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren. Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës.