Fjalë Kyçe

Të dielën nuk do të ketë rrymë 10 orë në një pjesë të kryeqytetit

Të dielën nuk do të ketë rrymë 10 orë në një pjesë të kryeqytetit

Rreth 25 mijë konsumatorë përfshire Prishtinën dhe një pjesë të Fushë Kosovës do të mbesin pa rrymë për disa orë këtë të diele.

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT, kjo ndermarrje publike ka njoftuar se me datë 30 gusht 2020 nga ora 04:00 deri në ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.

“Shkyçja është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë kyçjes së trafofushës së re 10 kV në kuadër të projektit për montimin e kthinës së re dhe kabllove 10 kV në transformatorin TR 1.Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Vendet: Lagjja Kalabria (një pjesë), Preoci, Llapnasella, Spitali i Zemres EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic, Ambasada Amerikane, Fabrika Amortizatorët, Jumko, Zona Industriale- një pjesë, KFOR-i Hungarez, Spitali Medikus, Tregu me Shumice,Betonjerka, Ministria e FSK-se, Narteli, Banesat e Exclusive, Banesat Konaku, Eulex-i, Aragoniti, Fakulteti i Bujqesise, Elkos, Hiberna FM, Karabinierët Italian, Gazeta Kosova Sot, UNMIK-u, Ylli Bec, PTK , Bercom, Simetronix, Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi “Fabrika e Xhamit, Shtypshkronja Dinor, Buçaj, Rekalit, Komuna objekti i Ri, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika, kontigjenti Portugez i KFOR-it, MAP-AKI, Ambasada Amerikane dhe ENK invest grup.
Shpërndaje në: