Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për dy persona në Gjakovë për vrasje në tentativë

Një muaj paraburgim për dy persona në Gjakovë për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj dy personave që dyshohet se kanë goditur me veturë një person e më pas e kanë rrahur me shufra metalike.

Ata dyshohen për vrasje në tentativë.

“Më datën 28.08.2020 rreth orës 19.20min, në fshatin Bec të Gjakovës, të pandehurit H. B. dhe F. B. me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I. A. për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kanë në mes vete. Ditën kritike të pandehurit furishëm e godasin me veturë të dëmtuarin I. A., pastaj nga ajo veturë kishin dalë dy të dyshuarit të cilët e kishin goditë me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet nga Gjykata Themelore. “Me këto veprime të pandehurit H. B. dhe F. B. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.