Fjalë Kyçe

55 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në Spitalin e Pejës

55 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 55 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre katër pacientë janë në respirator, 41 në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 në gjendje më të rëndë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë vikendit 546 pacientë kanë marrë trajtim shëndetësorë emergjent, ndërsa prej tyre 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Gjatë fundjavës, në Spitalin e Pejës kanë qenë shtatë lindje. Janë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.