Fjalë Kyçe

Policia arreston një person për tentimvrasjen mbrëmë në Mitrovicë

Policia arreston një person për tentimvrasjen mbrëmë në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:58, të së hënës në rrugën ‘Sami Gashi’ në Vaganicë- Mitrovicë, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator i zbrazët, ndërkaq të dyshuarit N.A.,53 vjeçar me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.