Erdogan Celina ka përfunduar marrëveshjen me Klubin Futbollistik “Liria” nga Prizreni me të përfunduar edicioni 2018/19.
Tekniku prizrenas ka konfirmuar largimin nga klubi, teksa nuk ka dhënë detaje shtesë të kësaj ndarje.
“Marrëveshja me Lirinë ka qenë deri në fund të këtij edicioni. Ajo ka përfunduar dhe tashmë jam larguar nga Liria”, ka thënë të mërkurën Erdogan Celina
Liria në këtë edicion nuk arriti që të mbijetojë në elitë duke e mbyllur kampionatin në pozitën e parafundit me 28 pikë të grumbulluara andaj në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.